
Sukses Historik i Kosovës në Kampionatin Europian të Muay Thai
Më 14 nëntor 2024 përfundoi Kampionati Europian i Muay Thai, i organizuar nga Federata e Muay Thai të Kosovës.
Në këtë kampionat morën pjesë rreth 300 garues nga 32 shtete të Europës. Kosova arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar gjithsej 7 medalje: 2 të arta, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta.
Medaljet e arta u fituan nga Lindon Demiri dhe Lorik Mehmeti. Medaljet e argjendta i fituan Erdonit Alija, Dior Guda dhe Agnesa Veseli. Ndërsa medaljet e bronzta u fituan nga Orges Maliqi dhe Altina Topalli.
Kjo ngjarje përbën një moment historik për Kosovën, pasi është suksesi më i madh që vendi ynë ka arritur deri më tani në sportin e Muay Thai.

