
Kosova nikoqire e Kupës Ndërkombëtare “Open Ballkan” në Muay Thai – Prishtinë, Korrik 2025
Pas organizimit të suksesshëm të Kampionatit Europian në vitin 2024, Federata e Muay Thai e Kosovës ka marrë konfirmimin zyrtar për të organizuar garën prestigjioze ndërkombëtare “Open Ballkan Cup”.
Kjo garë do të mbahet në Prishtinë, nga data 25 deri më 27 korrik 2025, dhe pritet të mirëpresë garues nga shumë vende të rajonit dhe më gjerë.
Federata e Muay Thai e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prishtinës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme në çdo aktivitet vendor dhe ndërkombëtar.


